Sadiku e mposht boksieren greke, i duhen edhe dy fitore për të marrë pjesë në LO “Paris 2024”

Sadiku e mposht boksieren greke, i duhen edhe dy fitore për të marrë pjesë në LO “Paris 2024”

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, është kualifikuar në çerekfinale të turneut kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Sadiku në çerekfinale e ka mposhtur sportisten greke, Christina Linardatou në kategorinë -60 kilogram.

Asaj i duhen edhe dy fitore për ta siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.