HomeAktualeSa të sigurta janë objektet banesore në Kosovë?

Sa të sigurta janë objektet banesore në Kosovë?

spot_img

Mijëra objekte të reja banesore janë ndërtuar viteve të fundit në Kosovë, të përcjella me pikëpyetjet se a i plotësojnë kushtet e sigurisë për banorët.

Sipas dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës, Florim Grajçevci, nuk ka kontroll të mjaftueshëm institucional rreth standardeve të ndërtimit.

Në podkastin 5 pyetje të “Radios Evropa e Lirë”, ai thotë se duhet të bëhen ndryshime ligjore që ndërtimet në Kosovë të certifikohen nga nivele më të larta institucionale.

“Komunat, në përgjithësi, në Kosovë, në këtë aspekt kanë numër të vogël të stafit, dhe në asnjë mënyrë nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të bërë kontrolle dhe inspektime nëpër objektet që ndërtohen. Arsyeja është e thjeshtë: ka shumë ndërtime dhe ka pak njerëz”, shprehet Grajçevci.

Për këtë arsye, ai propozon një model alternativ, ku institucionet akademike dhe profesionistët teknikë do të përfshiheshin në vlerësimin e projekteve.

Sa i përket kushteve të sigurisë në objektet e banimit kolektiv, Grajçevci thotë se ato shpesh nuk plotësohen nga ndërtuesit.

“Alarmet nuk janë të mjaftueshme për efektin e sigurimit kundër zjarrit”, thotë ai, duke sqaruar se alarmi vetëm paralajmëron për zjarr, por nuk e shuan atë.

Sipas tij, në ndërtesa publike dhe kolektive, sistemet automatike të shuarjes së zjarrit, shkallët dhe daljet emergjente duhet të jenë të obligueshme, jo opsionale.

Për mangësitë dhe cilësinë e dobët të ndërtesave, Grajçevci thotë se përgjegjësia është zinxhirore. “Prej projektuesit te ndërtuesi, te ai që e ka dhënë certifikatën për shfrytëzim”, shprehet ai në 5 pyetje.

Në rastet kur qytetarët që duan të blejnë një banesë dhe nuk dinë për cilësinë e objektit, ai sugjeron që ata të konsultojnë paraprakisht një inxhinier ndërtimi, për të parë nëse banesa ku planifikojnë të jetojnë përmbush standardet e sigurisë.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...