Rusia vazhdon me sulmet në Kharkiv, dhjetë të plagosur
Një sulm ajror rus në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, të mërkurën shkatërroi një kafene, dëmtoi një ndërtesë banimi aty pranë dhe i vuri flakën një pompe të karburanteve, dhe zyrtarët lokalë thanë se dhjetë persona u plagosën, të paktën një në gjendje të rëndë.
“Unë kam mbetur pa asgjë”, tha pronari Vahe Ohandzhanian për Reuters në rrënojat e kafenesë së tij.
Rusia kishte përdorur një bombë të drejtuar UMPB D-30 e lëshuar nga rajoni kufitar i Belgorodit, shtuan prokurorët në Telegram.
Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, dhe rajoni përreth janë shënjestruar nga sulmet ruse që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë në 2022.
Sulmet janë bërë shumë më intensive muajt e fundit, duke goditur infrastrukturën civile dhe energjetike dhe forcat ruse kanë hapur një front të ri në veri të kryeqytetit rajonal javët e fundit, shkruan Reuters