Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e një fshati ukrainas
Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se forcat ruse kanë marrë kontrollin e një vendbanimi të quajtur Vesele në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës.
Kjo ministri nuk dha detaje të tjera në lidhje me këtë vendbanim, shkruan Sky News.
Por, bëhet e ditur se një fshat me të njëjtin emër, me një popullsi prej rreth 100 banorësh, ndodhet rreth 20 km në verilindje të Bakhmutit të pushtuar nga Rusia.