
Rusia gati për negociata me Ukrainën, Kremlini formon grupin e zyrtarëve të lartë
Kremlini po mbledh një ekip negociatorësh të nivelit të lartë për t’u angazhuar në bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Anëtarët e ekipit të Kremlinit nuk janë shpallur publikisht, por CNN ka mësuar se do të përfshijë figura të larta politike, inteligjence dhe ekonomike, duke përfshirë zyrtarin rus që luajti një rol kyç në prapaskenë në marrëveshjen e fundit të lirimit të të burgosurve në SHBA.
Kirill Dmitriev, një këshilltar i afërt i Putinit, do të fokusohet në rikuperimin e marrëdhënieve ekonomike midis SHBA-së dhe Rusisë, ndërsa të dy palët përpiqen arrijnë një marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë.