
Rusët sulmojnë një stacion hekurudhor në Kherson, të paktën një i vrarë
Forcat ruse sot sulmuan një stacion hekurudhor plot me njerëz në Kherson, duke vrarë të paktën një person dhe plagosur katër të tjerë.
Ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko raportoi se rreth 140 njerëz ishin duke pritur për një tren evakuimi nga Khersoni. Një toger policie që evakuonte civilët nga vendi i sulmit u vra ndërsa dy policë të tjerë dhe dy civilë u plagosën nga predha.