Rubio: Ukraina dhe Rusia ende larg marrëveshjes për paqe

Rubio: Ukraina dhe Rusia ende larg marrëveshjes për paqe

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe nënpresidenti amerikan, JD Vance, shprehën pasiguri lidhur me shanset për arritjen e një marrëveshjeje të paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Mendoj se e dimë se ku ndodhet Ukraina dhe e dimë se ku ndodhet Rusia tani… Ata janë më afër, por ende larg njëri-tjetrit”, tha Rubio në Fox News më 1 maj, transmeton Rel.

Ndërkaq, Vance duke folur në një intervistë të veçantë për të njëjtën rrjet, shkoi më tej, duke thënë se lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë “së shpejti”.