HomeAktualeRrustem Thaqi zgjidhet Kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet Kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

spot_img

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nën udhëheqjen e zëvendëskryesueses, Arjeta Sadiku, mbajti mbledhjen e 367-të me radhë. Gjatë këtij takimi anëtarët, si pikë të rendit të ditës kishin zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Kandidatët e nominuar për pozitën e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi dhe Besnik Bislimaj, nuk paraqitën programet e tyre para anëtarëve të KGJK-së, pasi ato ishin prezantuar në mbledhjen e kaluar.

Pas procesit të votimit me shumicë votash anëtarët e KGJK-së, zgjodhën Rrustem Thaqin në pozitën e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Mandati i tij si kryesues fillon nga data e zgjedhjes dhe është trevjeçar.

Pas zgjedhjes, u bë edhe pranim-dorëzimi i detyrës ndërmjet ushtrueses së deritanishme të detyrës së kryesueses, Arjeta Sadiku dhe kryesuesit të ri, Rrustem Thaqi.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...