Rrugët e papastruara bllokojnë Kukësin dhe fshatrat përreth (VIDEO)

Rrugët e papastruara bllokojnë Kukësin dhe fshatrat përreth (VIDEO)

Në Kukës dhe disa fshatra të qytetit, situata mbetet alarmante për shkak të rrugëve të papastruara nga bora dhe ngricat.

Fshatrat janë bllokuar plotësisht, duke e bërë të pamundur qarkullimin jo vetëm me makina, por edhe në këmbë, njofton Klankosova.tv.

Një qytetar i zonës tha se lëvizja është shumë e vështirë dhe se bora e pahequr është kthyer në akull, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme.

“Shumë mirë keni bërë që keni ardhur, sepse rrugët janë shumë të papastruara” deklaroi një banor tjetër.

Gazetarja Gentiana Gashi raportoi nga Kukësi, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova se kryetari i komunës nuk ka pranuar të japë një koment mbi situatën, duke  thënë se ndodhet në terren.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim: