Rruga e pabesueshme 1000km e gjatë që lidh dy nga vendet më të mëdha në botë
U deshën 16 vjet për ta ndërtuar dhe besohet se i ka kushtuar jetën qindra njerëzve.
Rrugët lejojnë kalimin e njerëvze e mallrave përmes territoreve të gjera të tokës, dhe nganjëherë mes terreneve më të vështira.
Ndoshta një nga më ambiciozet prej tyre është autostrada Karakoram, e cila lidh Kinën me Pakistanin.
Ajo është gjithashtu nga rrugët më të larta në botë pasi kalon nëpër malet Karakoram.
Në një prej segmenteve ajo arrin lartësinë mbi 5000 metra mbi nivelin e detit, dhe prej klimës së ashpër ajo mbyllet në dimër prej motit të keq.
Ndërsa në sezonin e shirave mund të ketë rrëshkitje dheu, çka ka bërë që shumë punonjës të saj të kenë humbur jetën gjatë punimeve, si nga pala kineze ashtu dhe pakistaneze.
Sot rruga tërheq mjaft turistë aventurierë që interesohen për kalimin madhështor i vendosur në një korridor ‘të rrezikshëm’ si nga ana gjeologjike, ashtu dhe gjeopolitike, shkruan Express.
Ajo kalon pranë vendit ku takohen pllakat tektonike Indiane dhe Euraziatike, si dhe është një çështje delikate politike pasi i afrohet krahinës së Kashmir, për të cilën konfiktohen shpesh India e Pakistani.