Rritja e tarifave të rrymës, Bajrami: Standardi i jetesës në vitin 2025 do të jetë më i ulët se ai i 2020-s

Rritja e tarifave të rrymës, Bajrami: Standardi i jetesës në vitin 2025 do të jetë më i ulët se ai i 2020-s

Kryeshefi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ka deklaruar mbrëmë se me rritjen e rrymës nga muaji prill qytetarët mund të paguajnë 8 euro më shumë për një muaj, pra nëse një muaj paguajnë 50 euro, muajin tjetër do të paguajnë 58 euro.

Për këtë deklaratën të tijën, ka reaguar Hykmete Bajrami, kandidatja për deputete e LDK-së, ka thënë se zbatimi i vendimit të ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, do të ketë pasoja të rënda për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se rritja prej 15% e çmimit të energjisë për shpenzuesit komercial (bizneset)  është drejtpërdrejtë kosto shtesë për të gjitha produktet dhe shërbimet e tyre.

Reagimi i saj:

Zbatimi i vendimt të ZRRE-së do të ketë pasoja të rëndë për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Nga 1 prilli i këtij viti, çmimi i energjisë rritet me 15%. Kryetari i Bordit të ZRRE-së thotë: “Nëse keni paguar 50€, tani do të paguani 58€” (në të vërtetë, rritja prej 15% e çon faturën në 57.5€ jo në 58).

Por janë disa fakte që duhet të thuhën zëshëm:

❌ Shumica e familjeve nuk paguajnë 50€ në muaj, por më shumë.
❌ Rritja prej 15% e çmimt të energjisë për shpenzuesit komercial (bizneset) është drejtpërdrejtë kosto shtesë për të gjitha produktet dhe shërbimet e tyre.

❌ Rritja e çmimit të energjisë është goditja e parë, por jo e fundit, sepse kur bizneseve u rriten shpenzimet, atëherë çmimet e të gjitha produkteve bazë do të rriten përsëri si: çmimi i bukës, qumështit, vajit, sheqerit, transportit dhe çdo produkti tjetër të domosdoshëm për jetesë.
❌ Pra, standardi i jetesës në vitin 2025 do të jetë më i ulët se ai i vitit 2020.
❌Shto këtu faktin se ZRRE-ja po i hedh në treg të hapur 1000 kompanitë më të mëdha të vendit. Sipas vendimit të ZRRE-së nga 1 qershori i këtij viti KESCO nuk e ka obligim t’i furnizoj më me energji elektrike këto kompani, ato duhet ta blejnë energjinë në tregun e hapur. Praktikisht kjo do të thotë se këto 1000 kompani nuk mund ta blejnë energjinë që prodhon KEK-u, por duhet të blejnë energji të importuar me çmim se paku dyfish me të shtrejt (shih çmimet në bursë), me që rast një pjesë e tyre edhe mund të falimentojnë, disa do të përfundojnë me largim nga puna të punëtorëve për të ulur shpenzimet, e të gjitha do të detyrohen t’i rrisin çmimet për të mbijetuar, gjë që do t’i bëj ato jo konkurruese në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, rrjedhimisht kjo qon deri te lulëzimi i importit edhe ashtu tepër i lartë.

❌Pyetja: Kush përfiton nga ky vendim?
❌Përgjigja: KESCO dhe tregtarët e energjisë, apo siç i quante Kurti kur ishte në opozitë: “mafia energjetike”.

Është e qartë se zbatimi i këtij vendimi çon drejt rrënimit të ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

PS.
Sipas ZRRE-së, në Kosovë janë 19 kompani të licencuara për tregti me energji elektrike, e në mesin e tyre kish të tilla që hynë në top dhjetshën e kompanive kosovare për nga qarkullimi, për vitin 2024. Vetëm ky fakt tregon mjaftushëm në çfarë gjendje jemi.