Rritet tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë për muajin tetor 2023.
Në muajin tetor 2023, indeksi i qarkullimit të tregtisë me pakicë kishte rritje më të madhe te tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (43,2%); Tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes postës ose internetit) (31,1%), krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (tetor 2022).
Ndërsa rënie kishte te tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (-14,09%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (-13,32%), krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Tetor 2022).
Në muajin tetor 2023, indeksi i numrit të të punësuarve kishte rritje më të madhe te: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (12,5%); dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (7,5%).
Ndërsa rënie kishte te tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes postës ose internetit) (-15,7%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (-1,4%), krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (tetor 2022).