Rritet numri i rasteve për trajtim mjekësor pas kafshimit nga qentë endacakë
Bazuar në statistikat e Klinikës Emergjente, është rritur numri i rasteve që kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e dëmtimeve trupore nga kafshimi i qenve endacak.
Nga 1 janari deri më tani janë regjistruar 112 raste që kanë pësuar dëmtime të ndryshme trupore, përfshirë edhe raste me lëndime më të rënda që rrezikojnë jetën, e që janë spitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Infektive.
Vitin e kaluar, në Klinikën Emergjente ishin regjistruar 84 raste që kishin kërkuar tretman mjekësorë nga kafshimi i qenve, kurse këtë vit ka rritje të rasteve të tilla.
“Vazhdojmë të apelojmë tek Komuna e Prishtinës dhe institucionet tjera përgjegjëse të bëjnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje”.
“QKUK është institucion që kujdeset dhe ofron shërbime shëndetësore, andaj mos të shndërrohet në institucion ku rrezikohet jeta e pacientëve, familjarëve dhe qytetarëve tjerë, si pasojë e kafshimit nga qentë”, ka njoftuar QKUK-ja.