
Rritet numri i fluturimeve në muajin tetor
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin tetor 2025.
Në muajin tetor 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1,168, apo 8.7% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 386 174 ose 8.7% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (tetor 2024).
Transporti hekurudhor: Në muajin tetor 2025 numri i udhëtarëve ishte 9,080 apo 36.4% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto ton ishte zero.
Telefonia fikse: Në muajin tetor 2025, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 67 783 apo -0.4% më pak së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 1,981.558 apo 0.7% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar (tetor 2024).
Telefonia mobile: Në muajin tetor 2025 numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1,688,441 apo 2.74% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 314,902 apo 0.26% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar.
