Rritet niveli i manganit në Badoc, KRU “Prishtina” del në terren me cisterna
Niveli i manganit në Liqenin e Badocit, është rritur përsëri.
Kështu ka bërë të ditur gjatë ditës së premte, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Nga IKShPK-ja kanë thënë se ky ujë nuk bën të konsumohet.
E Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, është angazhuar që t’ju ofrojë ujë të pijshëm banorëve nëpër zonat e prekura nga ky problem.
Në faqen e tyre në Facebook, kompania ka treguar se kanë dalë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, lagjen “Bregu i Diellit” më saktësisht te SHFMU “Ismail Qemaili”, në Graçanicë, në rrugën “Tomina” të fshatit Preoc dhe në Llapnasellë.