Rriten të hyrat e qeverisë në tremujorin e parë, krahasuar me vitin e kaluar

Rriten të hyrat e qeverisë në tremujorin e parë, krahasuar me vitin e kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar llogaritë qeveritare për tremujorin e parë (TM1 2024).

Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Gjithsej të hyrat e qeverisë së përgjithshme në TM1 2024 ishin 679.7 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM1 2023 ishin 675.8 milionë euro.

Pjesën më të madhe te të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 76% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 18%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave.
Gjithsej shpenzimet e qeverisë së përgjithshme në TM1 2024 ishin 601.6 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM1 2023 ishin 511.8 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me 33%, kontributet sociale dhe përfitimet me 27%, konsumi i ndërmjetëm 13%, formimi i kapitalit bruto 8%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve.