Rriten rastet me fruth në Kosovë

Rriten rastet me fruth në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në bashkëpunim me Institucionet shëndetësore, ka njoftuar qytetarët për rritjen e numrit të rasteve me fruth.

Sipas një njoftimi nga IKSHPK, nga data 05.05.2025 deri me 22.05.2025 në IKShPK, janë raportuar 18 raste të mundshme/të konfirmuara me fruth.

Të gjitha rastet e raportuara janë të pavaksinuar me vaksinën MMR.

“Nga fillimi i kësaj jave vërehet një rritje e numrit të rasteve, kontakte këto, të cilat janë identifikuar më parë. Sipas komunave: Ferizaj (11 raste), Fushë Kosovë (2 raste), Shtime (2 raste), Prishtinë (2 raste) dhe Lipjan (1 rast). Numri më i madh i rasteve i takon grup moshës 1 deri 2 vjeç (12 raste)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Lidhur me këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, sidomos prindërve dhe kujdestarëve të fëmijëve, që të sigurohen që fëmijët e tyre të jenë të vaksinuar kundër fruthit.

Vaksina MMR (Fruth, Parotit, Rubellë) është mënyra më e sigurt dhe efektive për të parandaluar këtë sëmundje. Vaksinimi gjithashtu është i rëndësishëm për të ruajtur imunitetin kolektiv dhe për të parandaluar përhapjen e fruthit në komunitet.

Kush duhet të vaksinohet?

-Të gjithë fëmijët duhet të marrin vaksinën MMR sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, në moshën 1-vjeçare (dozën e parë) dhe rreth moshës 6-vjeçare (dozën e dytë).