Rreth 40 mijë raste me grip që nga tetori i 2023-tës, edhe COVID-i ishte i pranishëm
Në të dhënat e këtij instituti thuhet se që nga tetori i vitit 2023 e deri më tani janë raportuar 38 mijë e 467 raste të sëmundjes, siç thuhet aty, të ngjashme me grip.
IKShPK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe ja testuar edhe 326 mostra për COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 63 raste pozitive.
” Bazuar në të dhënat nga mbikëqyrja permanente e situatës epidemiologjike përmes hulumtimit aktiv dhe pasiv të institucioneve shëndetësore dhe në terren për Influenzën sezonale (ILI), për Infeksionet respiratore akute (ARI) dhe Infeksionin e rëndë respirator akut (SARI), IKSHPK bën të ditur se intensiteti i Influencës sezonale (Gripit) sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024 paraqitet në aktivitetin e lartë të qarkullimit, ka shënuar rritje dhe e ka kaluar pragun epidemik”, thuhet tutje në njoftimin e këtij instituti.