Rreth 4 000 gjoba trafiku për shtatë ditë në kryeqytet
Policia e Kosovës për një javë ka shqiptuar 3 mijë e 865 gjoba trafiku për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.
Në të njëjtën vazhë kohore janë realizuar edhe 309 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 76 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime, transmeton Klankosova.tv.
“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 309 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 76 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa. Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 2 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3865 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.