Rreth 300 dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjyqin për tragjedinë e Koçanit

Rreth 300 dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjyqin për tragjedinë e Koçanit

34 persona fizik dhe 3 juridik deri më tani janë të përfshirë në dy hetimet e Prokurorisë në lidhje me tragjedinë në diskotekën e Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe rreth 200 të tjerë u lënduan.

Nga organi i akuzës informojnë se hetimi nga 11 prokurorë vazhdon.

Rreth 300 dëshmitarë pritet të merren në pyetje, ndërsa edhe ka vazhduar mbledhja e provave në Koçan, derisa vazhdon sigurimi i ekspertizave nga fushat e ndryshme.

“Prokurori publik Lupço Kocevski kërkoi nga prokurorët e emëruar hetim efikas dhe të plotë, i cili në detaje do ta shqyrtojë çdo aspekt dhe drejtim të përgjegjësisë për tragjedinë në Koçan”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.