HomeAktualeRreshteri major Ilir Rama përfaqëson FSK-në në Konferencën Ndërkombëtare të Liderëve të...

Rreshteri major Ilir Rama përfaqëson FSK-në në Konferencën Ndërkombëtare të Liderëve të Nënoficerëve të NATO-s në Gjermani

spot_img

Rreshteri major i Forcës së Sigurisë së Kosovës, OR9, Ilir Rama, po merr pjesë në Konferencën e 22-të Ndërkombëtare të Liderëve të Lartë të Nënoficerëve Senior (International Command Senior Enlisted Leader Conference – ICC 2026), e cila po mbahet në Shkollën e NATO-s në Oberammergau të Gjermanisë.

Kjo Konferencë organizohet nga Komanda Aleate e NATO-s për Transformim (Allied Command Transformation – ACT) dhe mbledh Liderët e Lartë të Nënoficerëve nga struktura komanduese e NATO-s, strukturat e forcave të NATO-s, vendet partnere, Byroja e Gardës Kombëtare të ShBA-së, programet e NATO-s dhe ShBA-së, si dhe përfaqësues të institucioneve arsimore ushtarake në NATO.

Qëllimi i konferencës është të ofrojë një kuptim të qartë të mjedisit aktual gjeopolitik, sfidave të sigurisë dhe prioriteteve strategjike që ndikojnë në operacionet e NATO-s dhe vendeve partnere. Gjithashtu, ajo shërben si platformë për shkëmbimin e përvojave, identifikimin e mësimeve të nxjerra dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve aleate dhe partnere.

Fokusi i Konferencës “ICC 2026” ishte ofrimi i një pasqyre të qartë mbi prioritetet aktuale strategjike të NATO-s, situatën e sigurisë në mjedisin operacional, si dhe mësimet e identifikuara dhe të nxjerra nga aktivitetet dhe operacionet në zonat e përgjegjësisë dhe interesit të NATO-s, vendeve partnere, si dhe në rajone të tjera me rëndësi strategjike.

Po ashtu gjatë punimeve të Konferencës “ICC2026” rreshterit major i FSK-së, ka takuar edhe homologet e tij nga vendet e NATO-s dhe vendeve partnere pjesëmarrëse në këtë konferencë, si dhe ka prezantuar vizionin KOMFSK për zhvillimin e NOF në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...