Rrëshqitje dheu pas reshjeve në Shqipëri, bllokohen përkohësisht disa rrugë
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit në Shqipëri, kanë bërë që të ketë rrëshqitje dheu në veri të Shqipërisë.
Rrëshqitjen kanë ndodhur në disa segmente rrugës, Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë Skuraj-Burrel, Lezhë-Vau Dejes, Ura e Zapodit Shishtavec, Bajram Curri-Valbonë, Qafë Bualli-Ura e Cerenecit, Vau Dejes-Pukë-Kalimash, shkruan Abcnews.al.
Autoritetet përkatëse në Shqipëri kanë njoftuar në terren po qëndrojnë punëtorët me mjete, duke marra masa për lehtësimin e qarkullimit rrugor.