“Rregullorja e re e BQK-së nuk flet për përdorim ose jo të dinarit, nis nga nesër zbatimin me tranzicion të lehtësuar”
Kryenegociatori i Kosovës, në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se qëllimi final i rregullores së BQK-së, është mbrojtja e konsumatorit dhe pagesave në Kosovë.
Ai tha se rregullorja e re e BQK-së, nuk fut monedhë të re në qarkullim, megjithatë, konfirmoi se ajo hyn në fuqi të enjten e 1 shkurtit, me tranzicion të lehtësuar, ashtu edhe siç është paraparë.
Sipas tij, implementimi i rregullores nuk nënkupton ndalim të transfereve nga Serbia dhe as dënime eventuale financiare për mbajtjen e valutës se një shteti tjetër.
”Rregullorja e BQK-së, nuk flet për përdorimin ose jo të dinarit, apo ndonjë monedhe tjetër. Ajo flet për rregullimin e valutës. Sepse ne kemi monedhën më të fuqishme, Euron”.