Rrëfimi i kosovarit që u mashtrua dhe u pagoi 150 mijë euro mashtruesve
Investimi në kriptovaluta është bërë trend që po i shtynë shumë kosovarë të cilët japin shuma të majme parash. Megjithatë, tregu është i mbushur me persona të cilët zhvatin para me premtime të rrejshme. Për plot raste të tilla është denoncuar në vazhdimësi një grup prej disa të dyshuarve, njëri prej të cilëve ra së fundmi në prangat e Policisë së Kosovës.
I shumëkërkuari që njihet për mashtrime me kriptovaluta, Fitim Cakolli, u kap të mërkurën në Pejë.
Ndaj tij dhe tre të dyshuarve të tjerë, Rona Salihut, Laurant Gashit dhe Erza Salihut, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë vitin e kaluar, për mashtrimet nga mesi i vitit 2020 deri kah fundi i 2022.
Sinjali ka siguruar aktakuzën ndaj grupit të dyshuar, për të cilët është raportuar edhe më parë, për rastet në të cilat janë përfshirë.
Grupi i akuzuar ngarkohet me veprën penale Mashtrimi në bashkëkryerje, si dhe për veprën penale Shmangia nga tatimi.
Njëri nga kosovarët që ka rënë pre e këtij grupi, ka paguar hiç më pak se 150 mijë euro, që sipas viktimës kanë përfshirë kursime, stolitë e arit të bashkëshortes dhe shuma të ndryshme që ka marrë borxh në vazhdimësi.
“Ne fillim të këtij mashtrimi nga ana e mashtruesve kam pasur para te mija nga kursimet e mëhershme rreth 140 mije euro përfshirë këtu edhe parat e fëmijëve dhe arin e gruas te cilat ju kam dhanë mashtruesve ne periudhat e ndryshme nga viti 2020, pastaj unë me qe nuk kisha mundësi qe te ju beja pagesat e tjera dhe me synimin se do ti merrja parat e mija dhe fitimin kam marr para borxh nga miqtë e mijë ne shuma te ndryshme, nga familja ime e ngushtë ju kam marr para ne vlerë prej 115 mijë euro për ti mbuluar borxhet e mija. Gjithash borxh kam marr vazhdimisht edhe nga shok te mi qe kemi punuar bashke ne treg ne shuma te ndryshme prej 960 euro deri ne shumen 50 mije euro”.
I dëmtuari kishte deklaruar po ashtu se ka pasur raste kur dy herë brenda ditës i kanë kërkuar që të kryejë pagesa, duke përmendur përfshirjen e anëtarëve të grupit që kanë pranuar paratë.
“…diku ne qershor apo korrik te vitit 2020, B.Fejzullahoviq mi ka kërkuar fillimisht 20 mijë euro për sëmundje te nenës dhe pak me vonë mi ka kërkuar edhe 20 mijë euro tjera për sëmundjen e bashkëshortes te cilat me ka premtuar se do ti kthej për vitin e ri. Kur kishte ardhur koha për ti kthyer parat, Besniku i kishte than qe parat i ka investuar ne “Bitcoina” dhe i ka than se po me duhen edhe një pagës me bërë ne vlerë prej 2500 euro ne kesh për te mbyllur procesin dhe për te tërhequr parat dhe se pasi qe ti tërheq këto parat do ta kthej obligimin dhe se do te jap edhe një shumë të fitimit qe ka dal nga valuta “Bitcoin”.
“I dëmtuari ishte pajtuar duke i besuar dhe ja ka dhanë këto para. Pas kësaj date thuajse çdo jave apo ne rastet e caktuar ka ndodhur edhe dy herë brenda ditës me kanë kërkuar para për te bere pagesa në shuma te ndryshme duke filluar nga 36 euro dhe deri te shumen me te lart 5050 euro, dhe kjo ka vazhduar deri ne Qershor 2022, kur e kam kryer pagesën e fundit ne shume prej 270 euro te një personi ashtu siç me kanë than ata me ermin Salih por mjetet ka ndalur ne emër te Rona Salihut Ashtu siç e kam than ne fillim te kësaj deklaratë unë e kam njohur vetëm shokun tim B.Fejzullahoviq dhe pagesat e fillimit ja kam dhanë atij ndërsa diku rreth muaji Mars apo Prill te vitit 2021 ka filluar te me shkruaj ne telefon personi me emrin Ardit Cakolli me te cilin kam komunikuar deri ne Qershor, por edhe pasi e kam lajmëruar ne stacionin policor rastin ne Gusht te vitit 2022 i kam shkruajt prapë dhe mi ka kthyer mesazhet dhe me ka than se kjo pune është e kryer dhe se paret kajn met ardhë.
Pas disa komunikimeve unë ju kam kërkuar qe te mi kthejnë parat e mija se paku 150 mije euro dhe pjesën tjetër ju kam than kur kan mundësi, por ata kanë reaguar duke me than nuk ke nevojë ti maresh një pjesë te parave sepse ti do ti marrësh te gjitha parat e tua. Kam tentuar qe ti bindi edhe ka ana e dhimëshmëris duke ju than se kam shkuar ne fshat për te jetuar dhe se shtëpinë dojn me ma marr për borxh si dhe me është ndarë gruaja me fëmijë por as këto fjalë nuk kanë quar pesh për ta për të mu përgjigjur për ti kthyer parat e mija.
Shoku im me ka than se e ka shok Fitimin por unë asnjëherë nuk kam komunikuar me te direkt por mjetet financiare i kam bartur ne llogari te tij Fitim Cakollit, Rona Salihut, Erza Salihur, Lirie Jasharit dhe Besnik Shabanit.”
Ndryshe, Fitim Cakolli, dyshohet edhe për raste të tjera të mashtrimeve përmes premtimeve të rrejshme për investime në kriptovaluta./sinjali