Rrebeshi shiu dhe stuhi në Shqipëri, parashikimi i motit për sot
Këtë të premte, në Shqipëri do të jetë në ndikim të kalimit të nje sistemi frontal. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët.
Duke filluar që nga orët e para të 24-orëshit, reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në veriperëndim të vendit. Gradualisht reshjet e shiut priten të fitojnë intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive kryesisht në veriperëndim të vendit.
Prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike. Në orët e vona të mbrëmjes, në pjesën më të madhe të vendit, intensiteti i reshjeve bie duke mbetur prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.