Rrahmani e Korenica zyrtarizojnë largimin nga VV-ja e bashkimin me koalicionin AKR-PD

Rrahmani e Korenica zyrtarizojnë largimin nga VV-ja e bashkimin me koalicionin AKR-PD

Ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, e kanë zyrtarizuar bashkimin me koalicionin mes AKR-së dhe PD-së dhe largimin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Rrahmani tha se kjo po bëhet për shkak të projektligjeve që kanë ardhur në kuvend nga Lëvizja Vetëvendosje, e që sipas tij, e cenojnë familjen tradicionale shqiptare.

Ai foli edhe për angazhimin tutje që do ta kenë në Kuvendin e Kosovës, ku tha se do ta mbështesin secilën iniciativë që sipas tyre, është e dobishme dhe do ta kundërshtojnë secilën që e konsiderojnë si të dëmshme.

“Arsyeja pse jemi këtu është caktimi i datës së zgjedhjeve dhe kemi thënë se këto probleme kemi tentuar që t’i zgjidhim brenda subjektit, e për ne mbi të gjitha është ruajtja e familjes, e që është arsyeja që jemi këtu”.

“Vazhdimi ynë si deputetë do të jetë ashtu siç ka qenë, do ta mbështesim secilën iniciativë që është e dobishme dhe do ta kundërshtojmë secilën çështje që konsiderojmë se është e dëmshme”, tha Rrahmani, njofton Klankosova.tv.