
Rrahmani, “Dardan” i vërtetë – feston Scudetton i mbështjellë me flamurin e Kosovës
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është shpallur kampion me skuadrën e tij, Napolin për sezonin 2024/25.
Në ndeshjen “finale”, Rrahmani ia dha qetësinë Napolit pas asistimit që e bëri në golin e dytë për Romeo Lukakun.
E, Rrahmani në festën e çmendur që po bëhet në “Diego Armando Maradona”, u përkujdes që flamuri i Kosovës të jetë prezent aty.