Rrahman Jasharaj paralajmëron greva e protesta nga 1 shtatori
Nga data 1 shtatori sektori i arsimit mund të ballafaqohet sërish me greva nga ana e mësimdhënësve.
Kjo punë, ka ardhur si pasojë e paralajmërimeve të kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Nga kjo sindikatë kanë treguar planet e tyre për greva dhe protesta nga data 1 shtator.
Jasharaj tha se “janë hedhur vërejtje e kritika të shuma në adresë të Qeverisë Kurti për mungesë të dialogut, për qasjen e gabueshme ndaj sindikatave”.
Po ashtu sipas kreut të SBASHK-ut ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka tendencë që të mohojë me ndyshime të ligjeve aktuale të drejtat e e fituara të punëtorëve të arsimit.
E tutje në një intervistë për IndeksOnline, Jasharaj është shprehur se përgjatë këtyre muajve nuk janë pritur asnjëherë në takim nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e as nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.