Rrahje mes personelit në Spitalin e Pejës

Rrahje mes personelit në Spitalin e Pejës

Mëngjesin e së hënës ka pasur përleshje fizike mes dy punonjësve të Spitalit të Pejës.

Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 9:30 viktima (pjesë e stafit) është sjell nga policia prej spitalit pas një përleshje që ka pas me një pjesëtar tjetër të stafit. Është intervistu i dyshuari dhe më pas është liruar, është njoftu prokurori për rastin. Rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, konfirmon Gashi.

Kjo nuk është hera e parë për rrahje mes personelit në Spitalin e Pejës.

Nëpër media edhe mëherët është raportuar për raste të tilla.