Rrahja në ndeshjen Deçani – Prizreni, FFK-ja i dënon pesë futbollistë

Rrahja në ndeshjen Deçani – Prizreni, FFK-ja i dënon pesë futbollistë

Ndeshja ndërmjet Deçanit dhe Prizrenit, e Ligës së Dytë të Kosovës nuk përfundoi në mënyrën më të mirë.

Aty futbollistët e dyja skuadrave u përleshen mes vete, ku pati edhe ndërhyrje të tifozëve.

Lidhur me këtë ngjarje të shëmtuar ka reaguar Federata e Futbollit të Kosovës duke marrë masa.

FFK i ka ndëshkuar katër futbollistë të Deçanit e një të Prizrenit.

Lojtarët e Deçanit, Megzon Rogova, Beqir Tolaj, Donat Aliçkaj, Fatlum Dacaj, dhe ai i Prizrenit, Bill Willson, ishin ata që pësuan.

Fatlum Dacaj është dënuar me dy ndeshje pezullim për goditje me shqelm nga prapa, ndërsa futbollistët e tjerë të skuadrës së Deçanit dhe Prizrenit janë pezulluar deri në përfundimin e hetimeve nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Për shkak të dështimit në organizimin e ndeshjes, Komisioni Disiplinor i FFK-së ka hapur procedurë disiplinore edhe ndaj klubit Deçani.

“Lëshim në organizimin e ndeshjes së javës së dytë të Ligës së Dytë Deçani-Prizreni, zhvilluar më 08.09.2024 në Isniq. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores Disiplinore, kërkohet një deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF Deçani,” thuhet në njoftimin e FFK-së.

Vendimin e plotë mund ta gjeni KËTU.