Roth i Bundestagut, Vuçiqit: Miqësia me kriminelët e luftës mund t’ju çojë në Kremlin, por jo në BE

Roth i Bundestagut, Vuçiqit: Miqësia me kriminelët e luftës mund t’ju çojë në Kremlin, por jo në BE

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, e ka paralajmëruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për deklaratat e përfaqësuesit të tyre në raport me Rusinë.

Sipas Roth, nëse deklaratat e Vulinit, janë qëndrim zyrtar i Qeverisë së Serbisë, miqësia me kriminelët mund ta çojnë në Kremlin por jo në BE, transmeton klankosova.tv.

”Zoti president Aleksandar Vuçiq, nëse ky është qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë, bisedimet për anëtarësim në BE po bëhen gjithnjë e më të pakuptimta. Miqësia me kriminelët e luftës+çmontimi i demokracisë mund të çojë në Kremlin, por definitivisht jo në BE”.