HomeSportRonaldos i erdhi dita, shpallet kampion me Al-Nassr

Ronaldos i erdhi dita, shpallet kampion me Al-Nassr

spot_img

Më në fund pritjes i erdhi fundi! Pas tre vitesh e gjysmë plot presion, kritika dhe pritshmëri të mëdha, Cristiano Ronaldo ka arritur të fitojë trofeun e parë me Al Nassr, duke udhëhequr skuadrën drejt titullit kampion në Arabinë Saudite për sezonin 2025/26.

Verdhezinjtë vulosën triumfin në javën e fundit të kampionatit, pasi mposhtën bindshëm skuadrën e Damac me rezultat 4:1.

Në mbrëmjen vendimtare shkëlqeu sërish Ronaldo, i cili realizoi dy gola dhe konfirmoi rolin e liderit në suksesin historik të ekipit duke shënuar kështu në tërësi 972 gola në karrierë, transmeton Klankosova.tv.

Në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Sadio Mane dhe Kingsley Coman, duke kompletuar festën e madhe të Al Nassr, transmeton Klankosova.tv.

Skuadra nga Riadi e mbylli sezonin me 86 pikë, dy më shumë se rivalët e Al Hilal, për t’u kurorëzuar kampione e Arabisë Saudite.

Për Ronaldon, ky triumf përfaqëson një moment të shumëpritur dhe trofeun e parë që prej transferimit të tij te Al Nassr në fund të vitit 2022.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...