
Ronaldo i dërgon një mesazh të veçantë Trumpit pas darkës në Shtëpinë e Bardhë
Cristiano Ronaldo ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale pasi mori pjesë në një darkë në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump.
Ngjarja u ndoq nga figura të rëndësishme të biznesit global, teknologjisë dhe sportit, dhe shënoi paraqitjen e tij të parë publike në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2016.
Takimi me veshje zyrtare u organizua si pjesë e përpjekjeve për të forcuar marrëdhëniet politike dhe ekonomike gjithnjë e më të zgjeruara mes Washingtonit dhe Riadit.
Prania e Ronaldos përkrah delegacionit arab theksoi edhe një herë rolin qendror që sulmuesi i Al-Nassr ka në strategjitë e atij vendi.
Menjëherë pas ngjarjes, Ronaldo ndau mendimet e tij në Instagram, duke postuar një mesazh të ngrohtë mirënjohjeje drejtuar Trump dhe Zonjes së Parë.
“Faleminderit z. President për ftesën dhe pritjen e ngrohtë që ju dhe Zonja e Parë i dhatë mua dhe gruas sime të ardhshme, Georginas”.
