HomeSportRonaldinho i kthehet futbollit në moshën 46-vjeçare, nënshkruan me ekipin italian

Ronaldinho i kthehet futbollit në moshën 46-vjeçare, nënshkruan me ekipin italian

spot_img

Ronaldinho ka mbërritur në Itali dhe do të marrë pjesë në një numër ngjarjesh promovuese me skuadrën e Serie C, Ravenna, për të cilën legjenda braziliane ka nënshkruar kontratë në moshën 46-vjeçare.

Më herët këtë verë, u konfirmua se ish-fituesi i Topit të Artë, Ronaldinho, ka nënshkruar për ekipin e Serie C, Ravenna, në moshën 46-vjeçare, raporton Telegrafi.

Ish-ylli i Barcelonës, PSG-së dhe Milanit ka marrë pjesë në kampin stërvitor parasezonal të klubit, por do të jetë i pranishëm për prezantimin zyrtar të ekipit përpara sezonit 2026/27 të premten (21 gusht).

Pronari i Ravennës, Ignazio Cipriani, ka këmbëngulur se Ronaldinho nuk është sjellë në klub për arsye promovuese dhe komerciale, por se pritet të luajë në të paktën një ndeshje në ligën e tretë italiane.

“Ai do të jetë atje për prezantimin e ekipit më 21 gusht”, konfirmoi Cipriani në një intervistë me La Gazzetta dello Sport në qershor.

“Ai nuk do të vijë në kampin stërvitor, por patjetër do të marrë pjesë në të paktën një ndeshje lige, ndoshta edhe në disa të tjera, do ta shohim. Ende nuk e dimë se kur do të dalë në fushë në ligë, do të varet nga disa gjëra. Patjetër që do të jetë një ndeshje në shtëpi”.

“Qëllimi i tij është të shënojë golin e tij të fundit me fanellën e Ravennës”, përfundoi pronari i Ravennas.

Ndryshe, Ronaldinho është parë sot (e enjte) duke zbritur nga avioni i tij në Itali dhe pritet të takohet me kolegët e tij në Ravenna të premten.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...