Roma shkarkon trajnerin De Rossi
Roma ka marrë vendim që ta shkarkojë nga detyra e kryetrajnerit, Daniele De Rossin.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga ana e klubit italian.
Në njoftim thuhet se vendimi erdhi pas startit të dobët të sezonit në Serie A.
Ish-futbollisti u emërua në krye të shtabit teknik të skuadrës romake në janar.
41-vjeçari ishte edhe trajner i ekipit SPAL dhe drejtor teknik i kombëtares italiane.