Roma fiton derbin ndaj Napolit
Roma ka shënuar fitore ndaj Napolit me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.
Golin e parë në këtë sfidë e realizoi Lorenzo Pellegrini, në minutën e 76’, pas një asistimi nga Stephan El Shaarawy.
Ndërsa golin e vulosjen së fitores për ekipin nga kryeqyteti i Italisë e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 96’.
Ndërkohë, napolitanët mbetën me dy lojtar më pak në këtë sfidë. Fillimisht Matteo Politano u ndëshkua me karton direkt të kuq në minutën 66’, ndërsa në minutën e 86’, Victor Osimhen mori kartonin e dytë të verdhë.