Rohde thotë se raporti për lirinë e medias të lexohet si një libër detyrash për qeverinë e re

Rohde thotë se raporti për lirinë e medias të lexohet si një libër detyrash për qeverinë e re

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode ka reaguar pas raportit të Reporterëve Pa Kufij, duke thënë se ai tregon për atë se çka duhet të bëjë një qeveri e re për lirinë e medias.

“Kosova ka rënë për 24 vende në Raportin e Lirisë së Medias të Reporterëve pa Kufij, në vitin 2024, duke u renditur e fundit në rajon, edhe pas Serbisë. Raporti lexohet si një libër detyrash për qeverinë e re, duke e nënvizuar atë që duhet bërë për të siguruar një shtyp të lirë – qendrore për secilën demokraci vibrante dhe reziliente”, ka shkruar Rhode në Blue Sky.