Robinson: SHBA është këtu për t’ju mbështetur në rrugën tuaj

Robinson: SHBA është këtu për t’ju mbështetur në rrugën tuaj

Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd D. Robinson, në deklarimin e tij pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se  porosia e tij është të tregojë se SHBA-ja është këtu për t’ju mbështetur në rrugën tuaj.

“Fakti që jam këtu për të treguar mbështetjen tonë për atë që po bëni ju, për atë që po bënë policia për qytetarët e rëndomtë, porosia ime është që SHBA është këtu për t’ju mbështetur në rrugën tuaj. Institucionet e Sigurisë, e Gjyqësorit, po punojnë për një Kosovë më të fortë dhe më transparente”, tha Robinson.

Robinson tha se nuk është hera e parë që është në Ballkanin Perëndimor duke shtuar se e mirëpret mundësinë për të parë më shumë nga vendi ynë.