Rita Ora ia uron ditëlindjen nënës së saj, ia kushton edhe një këngë – VIDEO

Rita Ora ia uron ditëlindjen nënës së saj, ia kushton edhe një këngë – VIDEO

Këngëtarja e njohur me prejardhje kosovare, Rita Ora, ia ka uruar sot ditëlindjen e 60-të nënës së saj, Verës.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se ato kanë kaluar shumë gjëra së bashku, dhe se nëna për Ritën ka qenë çdo herë një ispirim i bukur në jetë dhe në muzikë.

Rita ka bërë të ditur se për ditëlindje nënës së saj ia ka kushtuar një këngë në bashkëpunim me Keith Urban, bëhet fjalë për remiksin e këngëns “Shape of me” që do të publikohet më 26 janar të këtij viti.

“Doja të shkruaja një këngë për ty për një kohë shumë të gjatë, kështu që kur “Shape Of Me” u shkrua nga unë dhe ekipi i albumit “You & I”, më në fund arrita të ndajë aq shumë sa kam ndjerë për ty”.

“Me të vërtetë u bë e qartë se sa shumë dashuri më keni treguar dhe sa shumë më keni mësuar ndër vite!! Pra, ku ka mënyrë më të mirë për të thënë ‘urime ditëlindjen’ pastaj për të ndarë edhe një version të ri të saj me të mrekullueshmin Keith Urbani. Ai më ndihmoi ta bëj atë shumë më të veçantë pasi kjo këngë tregon gjithashtu vlerësim për të gjitha gratë! Ndaj mamasë surprizë kjo është për ty! Gëzuar të 60-tat”, ka thënë Ora.