
Rinumërohen 13 nga 50 vendvotime që i takojnë komunës së Vushtrrisë
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve sipas vendimit të KQZ-së, i datës 10 mars 2025.
Sipas të dhënave, deri në përfundim të ditës së hënë janë rinumëruar 13 vendvotime nga 50 sa është numri i përgjithshëm i tyre për të cilat ka marrë vendim KQZ.
Vendvotimet e rinumëruara deri më tani i takojnë komunës së Vushtrrisë.
Gjatë ditës së martë do të procedohet me rinumërimin edhe të vendvotimeve të tjera.
Në mbledhjen e mbajtur më 10 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori dy vendime për rinumërimin e 50 vendvotimve.
Procesi i rinumërimit po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.