Rikuperohet Gjimshiti, mbrojtësi i kombëtares grumbullohet me Atalantën për ndeshjen e radhës
Berat Gjimshiti ia del. Mbrojtësi i Kombëtares është rikuperuar dhe është gati për ndeshjen e radhës të Atalantës, atë ndaj Fiorentinës që do zhvillohet të dielën.
Numri një i klubit bergamask, Gasperini e ka grumbulluar për këtë takim futbollistin dhe mund ta aktivizojë në pjesën e dytë. Gjimshiti, u impenjua në 37 ndeshje në sezonin e kaluar në kampionat, duke dhënë një kontribut me vlerë për arritjen e objektivave.