
Rikthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A5 e Termocentralit Kosova A është rikthyer me sukses në operim në orët e mëngjesit të sotëm.
Sipas njoftimit zyrtar nga KEK-u, rikthimi i njësisë A5 është bërë pas sanimit të suksesshëm të rrjedhjeve të paraqitura ditë më parë, duke përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe të sigurisë për vazhdimin e operimit të rregullt.
KEK shton se aktualisht, Termocentrali Kosova A operon me tri njësi gjeneruese aktive, duke kontribuar në sigurimin e prodhimit të qëndrueshëm me energji elektrike.
