Rihanna flet për djemtë e saj: Janë dy personalitete krejt të kundërta

Rihanna flet për djemtë e saj: Janë dy personalitete krejt të kundërta

Rihanna ka ndarë detaje të rralla mbi jetën e saj personale në një intervistë për Harper’s Bazaar.

37 vjeçarja ka folur edhe për djemtë e saj, duke bërë të ditur se janë dy personalitete të kundërta.

Ajo tregoi se RZA, dy vjeç, është një fëmijë empatik dhe i ndjeshëm, i dashuruar pas muzikës, librave dhe ujit.

Ndërkohë, Riot, një vjeç, është plot energji dhe shpërthen në këngë që në mëngjes. “Ai është alarmi im i mëngjesit”, tha Rihanna, shkruan DailyMail.

Ajo pranoi se RZA e pati të vështirë të përshtatej me një vëlla më të vogël, por tashmë Riot “e di që është në krye”.

Ndërkaq, duke folur për partnerin e saj, Rihanna e quajti Rocky-n një baba të mrekullueshëm, duke pranuar me shaka se fëmijët shpesh e preferojnë babain më shumë se atë, transmeton Klankosova.tv