Rifilluan ligjeratat e Shkollës politike të Lëvizjes Vetëvendosje
Në vitin e ri 2024, ligjëratat e para ishin mbi “Shtetin e së drejtës” në Nivelin politiko-organizativ. Ato u mbajtën nga ministrja Albulena Haxhiu në Prishtinë dhe nga zëvendësministri Blerim Sallahu në Prizren.
U diskutua mbi konceptin e “shtetit të së drejtës”, autorët dhe veçanësitë që e kanë formuluar si të tillë në historinë e mendimit.
U trajtua dhe prezenca e këtij koncepti në programin e Lëvizjes, në çfarë mënyre është konceptuar dhe se si është tashmë pjesë e pakapërcyeshme e programit tonë politik.
Në Nivelin teorik u mbajt ligjërata mbi “Teoritë politike” me ligjërues Armend Mazreku nga Universiteti i Torontos.
Gjatë ligjëratës u diskutua mbi teoritë politike, mbi filozofinë politike e mbi pakapërcyeshmërinë e kanonikëve të filozofisë në fushën e teorisë politike.
Shkolla politike është në përmasë dhe në lëndë materie për mendimin dhe veprimin kolektiv.