Reshjet e borës në Kosovë, Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes janë mobilizuar

Reshjet e borës në Kosovë, Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes janë mobilizuar

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të ketë reshje më të mëdha orëve në vazhdim.

Ai është shprehur se ekipet e mirëmbajtjës janë mobilizuar dhe janë në teren për t’u kujdesur që rrugët të jenë të kalueshme.

Durmishi ka bërë thirrje për kujdes gjatë vozitjes duke respektuar rregullat dhe përshtatur kushteve klimatike.

“Reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të ketë reshje më të mëdha orëve në vazhdim. Ekipet e mirëmbajtjës janë mobilizuar dhe janë në teren për tu kujdesur që rrugët të jenë të kalueshme”.

“Ju lutemi që të keni kujdes gjatë vozitjes duke respektuar rregullat dhe përshtatur kushteve klimatike. Përsonalisht kam vizituar disa rrugë dhe aktualisht ndodhem në Mitrovicë. Dp të jemi vazhdimisht në gatishmëri që rrugët tona të jenë të hapura për lëvizjën sa më të lehtë për ju”, ka shkruar tutje Durmishi.