
Reshjet e borës dhe ngricat vështirësojnë qarkullimin në Prishtinë (VIDEO)
Reshjet e borës gjatë mbrëmjes kanë mbuluar rrugët e kryeqytetit.
Gazetarja e Klan Kosovës, Arta Beqiri ka raportuar se rrugët nuk janë pastruar nga ekipet mirëmbajtëse, çka edhe e ka bërë më të vështirë qarkullimin e automjeteve, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera ajo bëri të ditur se për shkak të gjendjes aktuale të rrugës në Lakrishtë dhe ngricave të shkaktuara, po krijohen edhe kolona.
