Renditja e grupeve pas raundit të parë të Euro 2024

Renditja e grupeve pas raundit të parë të Euro 2024

Dje në mbrëmje ka përfunduar raundi i parë i ndeshjeve në Euro 2024. Në orën 18:00, Turqia u përball me Gjeorgjinë, ndeshje që përfundoi me rezultatin 3-1. Në orën 21:00 u zhvillua ndeshja e fundit e mbrëmjes mes Portugalisë dhe Çekisë, e cila përfundoi 2-1.

Turqia arriti një fitore të rëndësishme, duke mundur Gjeorgjinë 3-1 në Signal Iduna Park. Ata janë në Grupin F, bashkë me Portugalinë dhe Çekinë. Ndërkaq, Portugalia fitoi ndaj Çekisë në një ndeshje më të vështirë se sa pritej.

Në pjesën e dytë, çekët befasuan portugezët me një aksion të mirëorganizuar, ku Provod u dha përparësi. Shtatë minuta më vonë, Portugalia barazoi përmes Hranáçit, i cili devijoi topin në portën e tij. Në fund të ndeshjes, talenti Çonseisao shënoi dhe siguroi tre pikët e para për kombëtaren portugeze.

Për sa i përket raundit të dytë, sot do të zhvillohen tre ndeshje të tjera, përfshirë edhe ndeshjen e kuqezinjve me Kroacinë.