Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit – diferencë e vogël mes dy vendeve të para
Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka bërë renditjen e gjyqtarëve më të mirë në histori të futbollit.
IFFHS ka mbledhur të gjitha rezultatet e renditjeve vjetore të gjyqtarëve nga vitet 1987 deri në vitin 2022 për të vendosur më të mirin e të gjitha kohërave.
Vendi i një gjyqtari në çdo kategori vjetore përcakton numrin e pikëve që ata kanë mbledhur. Në rast se një gjyqtar përfundon në krye të listës vjetore, atëherë ata shpërblehen me 20 pikë.
Vendi i dytë në këtë renditje përfiton 19 pikë, ndërsa i treti merr 18 pikë dhe kështu vazhdon deri në fund.
Ashtu siç pritej, Pierluigi Collina, fituesi i çmimit si ‘Gjyqtari më i mirë në botë’ nga IFFHS në gjashtë raste mes viteve 1998 dhe 2003, e udhëheq tabelën me 191 pikë të grumbulluara, shtatë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Markus Merk.
I treti në listë është gjermani Felix Brych që mban 161 pikë ndërsa Kim Milton Nielson mban pozitën e katërt.
Howard Webb i Anglisë e kompleton pesëshen e gjyqtarëve më të mirë me 156 pikë. Webb është njëri prej tre gjyqtarëve anglezë në listë, me Graham Poll që renditet i 23-ti me 82 pikë, dy më shumë se Martin Atkinson që renditet i 27-ti.
Dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori sipas IFFHS:
Pierluigi Colina – 191 pikë
Markus Merk – 184 pikë
Felix Brych – 161 pikë
Kim Milton Nielsen – 159 pikë
Howard Webb – 156 pikë
Björn Kuipers – 152 pikë
Peter Mikkelsen – 142 pikë
Cuneyt Cakir – 140 pikë
Oscar Ruiz – 132 pikë
Nicola Rizzoli – 121 pikë