
Rekord historik: BBVK me mbi 6 miliardë shikime në vetëm 66 ditë
Big Brother VIP Kosova, edicioni i katërt, po shkruan histori në hapësirën digjitale, duke vendosur një rekord të ri shikueshmërie në historinë e formatit në Kosovë.
Superspektakli ka arritur të gjenerojë mbi 6 miliardë shikime në hiç më pak se vetëm 66 ditë, në katër platformat kryesore sociale: Facebook, Instagram, YouTube dhe TikTok, duke dëshmuar ndikimin masiv dhe interesimin e jashtëzakonshëm të publikut.
Ky sukses i madh konsiderohet si një tregues i qartë i fuqisë së formatit dhe lidhjes së fortë që BBVK ka krijuar me audiencën, jo vetëm përmes ekranit televiziv, por edhe në botën digjitale.
Ndërkohë, emocionet po rriten edhe më shumë, pasi Prime-t e ardhshme të BBVK që transmetohen dy herë në javë, çdo të hënë dhe të premte, po sjellin gjithnjë e më shumë dinamika dhe surpriza për shikuesit. /Klankosova.tv
