Refuzoi Liverpoolin, mesfushori spanjoll: Nuk jam penduar për zgjedhjen e bërë!
Martín Zubimendi, mesfushori spanjoll i Sociedad vendosi që të qëndrojë në skuadër, pavarësisht interesimit nga disa skuadra gjatë merkatos së verës.
Zubimendi, sipas thashethemeve të mediat, refuzoi edhe një gjigand si Liverpool. Vetë Zubimendi, është kthyer të flasë për merkaton e verës, duke thënë se nuk është penduar për zgjedhjen e bërë.
“Sigurisht që nuk jam penduar, nuk mund të mendoj kështu pas katër apo pesë ndeshjeve në fillim të sezonit. Vendimin e mora personalisht, mendova se ishte gjëja më e mirë për të bërë”, tha ai.